Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin festuan sot ditën e Ujit të Bekuar.
Në Berat, ceremonia nisi me ritet fetare në kishë e përfundoi me hedhjen e kryqit në ujërat e Lumit Osum.
15 të rinj sfiduan temperaturat nën zero dhe u futën në ujë ndërsa prej aty e nxorri 6-vjeçari Kostandin Musha.
Në Fier, hedhja e kryqit u bë në një prej shatërvanëve të qytetit, ndërsa u nxorr për të pestin vit radhazi nga 15 vjeçari Athanas Davidhi.
Në Sarandë, kryqin e hedhur në detin jon e nxori për të 6 vit radhazi 26 vjeçari Kristaq Qose.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/besimtaret-e-krishtere-festojne-pagezimin-e-jezu-krishtit-hidhen-ne-uje-te-ftohte