ARRSH apel shoferëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-05

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Reshjet e dëborës në mjaftg zona të vendit dhe temperaturatg e ulëta që kanë sjell ngrica në shumë akse rrugore e kanë vështirësuar kalimin e mjeteve.Si pasojë e kësaj situatë, ARRSH I ka bërfë apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të përdorin zinxhir në rruget që kanë më shumë problem, sipas vetë njoftimit të këtij institucioni. ARRSH kujton gjithashtu se duhen përdorur gomat e dimrit atje ku është e nevojshme e po ashtu duhet lëvizur me shpejtësi te reduktuar. Në Rajonin Verior Shkoder: Nuk ka pasur reshje gjate natës, temperaturat shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme.Pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër - Hani i Hotit - Tamarë.Lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli - Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.Në Rajonin Qendror Tirane: Në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora. Në të gjitha akset kalohet pa zinxhir.Në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.Në aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.Në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është punuar për pastrimin dhe qarkullimi kryhet pa zinxhir.Ndërkohë në Llogara gazetarja e Ora Neës, Jerola Ziaj raporton se në këtë zonë janë 4 borëpastruese dhe dy kamionë të rëndë për hedhjen e kripës.Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjetë natës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Është punuar në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e kaseve.Aksi kryesor Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.Korçë-Voskopojë qarkullohet pa zinxhir.Qarkullimi kryhet me zinxhir në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e këtyre akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.Me zinxhir qarkullohet në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac.Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit.Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin Tepelenë-Dorez-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes.

Share This Video


Download

  
Report form