Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Dëbora i ka lënë vendin temperaturave të ulëta, të cilët janë shoqëruar me ngrica në rrugë. Reshjet e dëborë janë ndërprerë, por sipas ARRSH për shkak të prezencës së akullit duhet të përdoren zinxhirë.
Në Rajonin Verior Shkoder: Nuk ka pasur reshje gjate natës, temperaturat shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme.
Pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër - Hani i Hotit - Tamarë.
Lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.
Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli - Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
Në Rajonin Qendror Tirane: Në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora. Në të gjitha akset kalohet pa zinxhir.
Në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Në aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.
Në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është punuar për pastrimin dhe qarkullimi kryhet pa zinxhir.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngrica-dhe-temperatura-te-uleta-arrsh-ja-rruget-ku-duhet-te-perdoren-zinxhire