http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Per opozitën viti 2019 duhet te shënoje fundin e qeverise Rama dhe arsyeja është e thjeshte, ekonomia.?Viti 2018 është shënuar në llogaritë e ekonomisë shqiptare si një nga vitet më të këqija të qeverisjes së Edi Ramës. 15 340 biznese kanë falimentuar nga janari deri në dhjetor.?Sipas PD ne nje kohe qe biznesi i ndershëm falimenton, te tjera kompani përfitojnë.?DH Albania, kompania fantazmë që u regjistrua në korrik dhe brenda pak javësh mori 50 milionë euro tendera, është fytyra e ekonomisë që ka ndërtuar Edi Rama: falimentim me taksa dhe gjoba të rënda për shqiptarët e zakonshëm, miliona euro për kompanitë e parajsave fiskale, me të cilat ndan pushtetin.?Por PD ka nje parashikim me ogurzi per vitin qe sapo ka nisur.?Prej 1 janarit ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të mbidyfishuar taksën e pronës. Çdo biznes që akoma nuk e ka ulur qepenin, do të paguajë 2-4 herë më shtrenjtë për vendin ku ushtron aktivitetin e tij.?Përballe këtij realiteti PD ka alternativen e saj; takse e sheshte ne nivelin 9%, përjashtimin nga skema e TVSH-së për bizneset me xhiro deri në 120 milionë lekë e ulje me 300 lekë për litër e karburantit, si dhe anulimi i çdo koncesioni korruptiv.