Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ftoi anëtarët e Lëvizjes Rinore për Integrim t'i bashkohen protestës së studentëve pasi problematikat nuk janë vetëm të studentëve por në të gjithë zinxhirin arsimor.
Monika Kryemadhi: Mesazhi i studentëve ka qenë i qartë, të bashkuar kemi për të fituar. Po u bashkuan dhe gjimnazistët në protestën e studentëve kjo do të jetë një nga fitoret më të mëdha që do të arrijë rinia shqiptare duke lënë 100 hapa prapa politikën shqiptare.
Kryemadhi u tha gjimnazistëve se do të shkohet deri në anulimin e ligjit për arsimin e lartë për të hartuar një ligj të ri.
Monika Kryemadhi:"Do të shkojmë drejt abrogimit të Ligjit të Arsimit të Lartë, i cili është një ligj që për hir të së vërtetës ka ndryshuar të gjithë formën për shkak të akteve nënligjore që ka nxjerrë qeveria, që janë në funksion të individëve të caktuar dhe jo të universitetit, të krijimit të një universiteti autonom, por në krijimin e një universiteti që i merr dhe i asfikson dalëngadalë"
Reformimi i sistemit arsimor sipas kryetares së LSI-së nuk bëhet me piktura por me përkushtim e vullnet politik.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-fton-gjimnazistet-ti-bashkohen-protestes-se-studenteve