Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #rrezejete
?Rreze Jete? mbushi 10 vite që ofron kujdes dhe ngrohtësi për personat e moshuar. Administratorja e shtëpisë së të moshuarve, Lili Sadaj, shprehet se kjo qendër është si një familje e madhe falë edhe stafit të kualifikuar.Vetë të moshuarit shprehen se shërbimi i ofruar nuk ka asnjë mangësi ndërsa vlerësojnë edhe kujdesin mjekësor.
Shtëpia e të moshuarve ?Rreze Jete? prej 10 vitesh ofron dashuri dhe përkujdesje për personat e moshës së tretë.
Në këtë përvjetor, administratorja Lili Sadaj shprehet se çelësi i suksesit është trajtimi i të moshuarve si pjesëtare të një familje të madhe.
Ndërkohë që thekson se shërbimi është në standardet më të larta edhe fale kontributit të stafit të kualifikuar e të përkushtuar në punë.
Vetë të moshuarit shprehen të kënaqur për shërbimin që marrin si në atë higjenik, ushqimor e mbi të gjitha edhe në aspektin shëndetësor.
Punonjësja Sociale shpjegon se ndihma kryesore ndaj të moshuarve është mbështetja emocionale kur ndahen nga familjet.
Qendra e të Moshuarve "Rreze Jete" ka një kapacitet për 70 të moshuar ndërsa aktualisht në këtë qendër janë strehuar 35 persona.
Ambjentet që ofrohen në këtë qendër i përgjajnë ambienteve familjare me të gjitha kushtet e nevojshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/azili-rreze-jete-10-vite-perkujdesjeje-dhe-sherbim-personat-e-moshes-se-trete