POGRADEC- Një peshkatar është mbytur në liqenin e Pogradecit. Bëhet fjalë për Gëzim Seitllarin, i moshës 53-vjeçare.
Polumbarët janë nisur nga Tirana në drejtim të qytetit jug-lindor për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit. Mendohet se 53-vjeçari ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 31 dhjetor duke bërë që të nisnin kërkimet për të.
Ditën e sotme, në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 metrash nga bregu u pa varka bosh e peshkatarit. Ende nuk dihen detaje nëse 53-vjeçari ishte i shoqëruar apo arsyet e mbytjes së varkës së tij.
Disa ditë më parë, po në Pogradec, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën në në liqenin e Bradomirës për shkak të mbingarkesës së varkës. Për më shumë detaje lidhur me mbytjen e tyre (LEXO KËTU)
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec
Informacion paraprak.
Më datë 02.01.2019, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 m nga liqeni i Pogradecit, është gjetur një varkë e cila mendohet të jetë e shtetasit G.S, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Memlisht.
Ky shtetas në datën 31.12.2018, ka dalë për të peshkuar në liqenin e Pogradecit dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët.Pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.