Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Bukë dhe një sobë për tu ngrohur. Kaq pak kërkon një familje me 5 anëtarë në Bllacë të Pogradecit. Fëmijët e vegjël të familjes Mimini presin një babagjysh që të plotësojë dëshirat e tyre që në fakt janë nevoja të përditshme.
Vajza e vogël e familjes së Urim Miminit në Bllacë të Pogradecit me të drejtë kërkon lodra si dhuratë.
Por vëllai më i rritur duket se i kupton hallet e shtëpisë dhe dëshirën e vetme e ka më elementare
"Do doja bukë që të hamë"
Pamundësia për të plotësuar dëshirat e fëmijëve e bën të qajë babanë.
"Ku hamë ku nuk hamë"
31 dhjetori nuk është festë në këtë familje, është thjeshtë një ditë tjetër në luftën për mbijetesë me barrën e varfërisë së tejskajshme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/histori-e-trishte-ne-pogradec-vajza-e-vogel-deshiron-nje-loder-djali-kerkon-vetem-buke