Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryeministri Edi Rama e konsideron ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakaj si një nga njerëzit më të ditur që ka njohur në jetën e tij, ndërsa theksoi se Shqipëria ka pasur luksin të ketë ministër Aldo Bumçin.
Rama: Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë se sa keni thënë fjalë ju të gjithë në dispozicion. CV-në e tij ju do ta keni në dispozicion sapo të bëhet ministër. Të jeni të sigurt që zgjedhja e tij është zgjedhja e një shqiptari si unë. Unë e neveris çdo kënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar zgjedhjen. E neveris! Ai është një ndër njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time. Të jeni të bindur që zgjedhja është bërë për meritë dhe për aftësi dhe nuk ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ditmir Bushati është ministri më jetëgjatë në historinë e tranzicionit.
Ky vend ka pasur barrën të mbajë Aldo Bumçin si ministër të Jashtëm dhe politika shqiptare i ka njohur vetes të emërojë Aldo Bumçin si ministër të Jashtë dhe askush nuk ka marrë penën të shkruaj për këtë. Ata sot kontestojnë një nga njerëzit më të ditur që ka gjenerata e re e shqiptarëve. Gjithkush është në provë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-gent-cakaj-eshte-zgjedhja-e-nje-shqiptari-si-une-ironizon-aldo-bumcin