Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Presidenti i Republikës, Ilir Meta kremtoi sot festat e fundvitit me fëmijët pa kujdes prindëror të Fshatit SOS, për të cilët shtroi edhe një drekë, duke festuar së bashku me ta.
?Jam shumë i kënaqur që jemi së bashku në prag të festës së Vitit të Ri duke ju garantuar se nuk do të jeni kurrë vetëm.
"Urimi im për vitin që vjen është që të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarët, por sidomos për të gjithë fëmijët e Shqipërisë dhe për të gjithë ju. Sepse vetëm duke treguar më shumë kujdes, vëmendje e mbështetje ndaj fëmijëve, duke treguar më shumë kujdes ndaj të rinjve ne do ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur edhe më njerëzore, edhe më të bashkuar, edhe më të fortë, edhe më europiane. Gëzuar dhe mbarësi për 2019-n!?, - tha Presidenti i Republikës, i cili shoqërohej edhe nga dy fëmijët e tij, vajza Era dhe djali Besar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/presidenti-meta-dreke-festive-me-femijet-e-fshatit-sos