Ora News - Basha: E vetmja rrugë është qëndresa, beteja nis vitin e ardhshëm

Ora News Lajme 2018-12-29

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në protestën e banorëve të Unazës së Re. Duke shprehur mbështetjen e opozitës për çdo protestë, ai tha se vitin e ardhshëm duhet të nisë beteja për një Shqipëri të zhvilluar.

Basha: Mund ta themi me gojën plot se kjo qëndresë e cila nisi në ditët me të errëta të këtyre banorëve, sot së bashku me protestën e studentëve është kthyer në shpresën e çdo shqiptari për një vit ndryshimi të madh. Ky ndryshim do të vijë, do të vijë kur e gjithë Shqipëria të ushtojë siç ushton unaza. Këtu vendosim ne, këtu vendosin qytetarët. Me këtë shpresë dhe besim ta nisim betejën për një Shqipëri të zhvilluar vitin e ardhshëm me fuqi dhe besim tek njëri-tjetri, me besim tek Shqipëria, tek e ardhmja për veten tuaj dhe për fëmijët tanë. Ky është misioni më i rëndësishëm dhe PD dhe opozita ka sot, të jenë në krah të qytetarëve dhe t'i prijnë protestës qytetare për ta mposhtur të keqen dhe për ti hapur rrugë Shqipërisë së shpresës dhe besimit.

Basha tha se rruga për t'i kthyer Shqipërinë shqiptarëve është rruga e qëndresës dhe përballjes.

Basha: Unaza e Re, Teatri, drama e arsimit të lartë janë simptomat e një sëmundje fatale që ka kapur këtë sistem të kalbur politik. Rruga për ta shembur këtë sistem politik është rruga e qëndresës dhe rruga e bashkimit. Ndonëse janë mbledhur këtu në muzg dhe errësirë, e kanë ndriçuar rrugën me praninë dhe qëndresën. Rruga për t'i kthyer Shqipërinë shqiptarëve është rruga e qëndresës, rruga e përballjes deri në shembje, deri në tullën e fundit çmontimin, deri në vidhën e fundit të këtij mekanizmi që ka vjedhur, shtypur dhe mashtruar shqiptarët dhe rikthimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë që ofron vende pune, zhvillim dhe dinjitet për qytetarët shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-e-vetmja-rruge-qendresa-opozita-do-ti-prije-protestave

Share This Video


Download

  
Report form