http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nderon me medalje 23 ushtarakë të gradave të ndryshme dhe 3 civilë që punojnë në strukturat e Forcave të Armatosura.Olta Xhaçka: ?Keni bërë krenar çdo shqiptar në stërvitje e njëherësh dhe gara me ushtri të tjera aleate si ajo e Britanisë së Madhe, nga ku nuk erdhët me lajmin e braktisjes së detyrës, por me vlerësimin si një prej 3 skuadrave më të mira, krah atyre që kanë përvojë apo buxhet më të madh në vendet e tyre. Secili prej jush, e pa diskutim çdo efektiv i FA e punonjës i kësaj Ministrie, më keni ndihmuar për të shtyrë përpara reformat në sektorin e mbrojtjes, për të mbështetur djemtë dhe vajzat tona në uniformë brenda dhe jashtë kufijve, për t?i ardhur në ndihmë çdo familje shqiptare në vështirësi për shkak të motit të keq apo temperaturave të larta, si institucion përgjegjës tanimë për emergjencat civile?.Nderimet u bënë me medalje të ndryshme si ajo e nderit, ai ?për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur?, me medaljen e mirënjohjes për ?kontributin e dalluar dhe vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së ushtarakut të FA, për punonjësit e ?dalluar për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të ngarkuara?.