Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në emisionin "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka bërë një bilanc të këtij viti. Sipas tij, 2018 ka qenë një vit i vdekur në të gjithë aspektet.
Kastriot Myftaraj: Nëse do ta përcaktoja me një fjalë të vetme vitin 2018, kjo do të ishte viti i vdekur.
I vdekur në kuptimin që kur kalon një vit shoqëria bën një bilanc. Është njëlloj sikur në këto 365 ditë koha të kishte vdekur. Shoqëria shqiptare të kishte hyrë në një vrimë të zezë.
Duket sikur gjithë përpjekjet e shoqërisë shqiptare gjatë një viti futen në një vrimë të zezë dhe shpërbehen.
Duket sikur të gjitha përpjekjet e shoqërisë shqiptare gjatë një viti në të gjitha fushat futen në një vrimë të zezë dhe shpërbëhen.
Politika shqiptare gjatë këtij viti duket e vdekur.
Politika në pushtet nuk ka arritur të krijojë atë rregullim të jetës së vendit.
Politika e jashtme ka hyrë në një kohë të vdekur gjatë këtij viti sepse detyra që ishte vënë nga vetë ajo, që ka të bëjë me integrimin, hapja e negociatave u shty për vitin tjetër.
Ishte një vit i vdekur për politikën në pushtet, por edhe për politikën në opozitë. Politika në opozitë nuk ishte bindëse me nismat e saj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-viti-i-vdekur-2018