Policia Rrugore e Tiranës vijon të patrullojë dhe monitorojë rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim ndërgjegjësimin, por edhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për aksidente rrugore, siç janë shkeljet e semaforëve, përparësitë ndaj këmbësorëve, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit etj.