Gjatë kohës me shi uji vërshonte në rrugë, ndërhyhet në murin e liqenit të Viroit në Gjirokastër

Report TV 2018-12-27

Views 0

Ndërhyrja në murin mbajtës të liqenit të Viroit ku kalon aksi nacional Gjirokastër-Tiranë nuk ka vonuar shumë. Report TV ishte i pari që sensibilizoi dhe paralajmëroi gati 20 ditë më parë, rrezikun e mëtejshëm të murit mbajtës i cili mund të shkaktonte tragjedi për drejtuesit e mjeteve.

ARRSH prej tre ditësh ka ndërhyrë në terren duke rehabilituar gjendjen falë fondeve emergjente për të tilla raste. Muri ka qenë i dëmtuar në 80 metra gjatësi të rrugës në kohën e përmbytjeve, në nëntor të vitit të kaluar kur liqeni i Viroit u tejfry nga prurjet e shumta dhe furia e rrëzoi atë duke krijuar anomali në qarkullimin e automjeteve në të dy krahët.

Më shumë se tre raste janë shënuar kur mjetet kanë rënë në liqen në kthesën tek muri i rrëzuar, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Ndërsa sot po vijohet puna për ndërtimin e 80 metrave linear mur mbajtës me lartësi 85 cm.

Share This Video


Download

  
Report form