Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protesta. Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Gjirokastër, Kryemadhi u shpreh se njerëzit vërtet janë të varfër, po janë të fortë për të protestuar.
Kryemadhi: Unë mendoj që të gjithë së bashku me grupin e deputetëve, me strukturat e partisë, kudo që jemi të mos ndalojmë asnjë sekondë. E di që është pak e vështirë, sepse njerëzit janë shumë më të varfër seç kanë qenë para 5 vitesh, njerëzit janë shumë më të nënshtruar se sa kanë qenë përpara 5 vitesh, por unë mendoj që shpirtërisht njerëzit janë shumë më të fortë për të protestuar dhe për ta ndryshuar këtë realitet. Ka ardhur koha sot për ta përmbysur sot këtë regjim kriminal, i cili vetëm varfëron shqiptarët, vetëm i nënshtron ata dhe vetëm po i shpërngul të rinjtë e të rejat nga Shqipëria.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-njerezit-jane-te-varfer-por-te-forte-te-protestuar