I pyetur nëse vetë Vasili apo partia që ai përfaqëson është dakord për votën e emigrantëve, deputeti risolli edhe njëherë programin e parë të LSI-së.
"Që në programin e parë të vitit 2005 të LSI ne e kishim këtë votë. Është vënë në diskutim në draftin zgjedhor për të parë mundësitë reale për ta realizuar. Po punojnë përfaqësuesit dhe opozitës dhe mazhorancës,"- shtoi Vasili.