Report Tv-Promovohet libri ‘Herbert dhe Shqipëria e pavarur'

Report TV 2018-12-27

Views 0

Aubrey Herbert dhe Shqipëria e pavarur? është libri që u promovua sot në Qendrën ?Nacional?. Në vepër përfshihen letërkëmbime të rëndësishme të Herbert dhe pjesë nga ditari i tij, por theksi qendror i autorit Muharrem Hasan Shqarrit ka qenë kontributi që ky diplomat ka dhënë për vendin tonë. Studiuesi Uran Butka e konsideron Herbert një personalitet të përkushtuar në mbrojtje të vendit tonë.

Aubrey Herbert dhe Shqipëria e pavarur, një personalitet i shquar britanik, miku më i madh i shqiptarëve në të gjitha kohët, që nga viti 1907, kur sa nisi lëvizja atdhetare e çetave patriotike erdhi në Shqipëri. ka ardhur tetët herë derisa u shpall Shqipëria e Pavarur.

Uran Butka, studiuesi
"Diplomati dhe oficer anglez u lidh shumë me Shqipërinë, aq sa mund të konsiderohet miku më i madh i shqiptarëve në të gjitha kohët, që pati lidhje të forta me Ismail Qemalin, Ahmet Zogun dhe Mit?that Frashërin", është shprehur autori i librit Muharrem Shqarri.


Sidomos me Ismail Qemalin në 1912 dhe 1913 pati bashkëpunim, madje i kërkoi që të bëhej princ, para se të shpallet Princ Vidi. Përmes kësaj shoqërie që ishin mbledhur ndërkombëtar u arrit që të mbrohet çështja shqiptare. Që nga viti 1913 e në vijim lidhjen më të madhe e pati me Mit?hat Frashërin.

Uran Butka, studiues
Në Konferencën e Paqes në Londër, delegatët shqiptarë gjetën përkrahje tek ai si këshilltar. Kontributi i tij në arenën ndërkombëtare për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë.

Pati dilema edhe debate për kufijtë e Shqipërisë, por pas Luftës së Parë Botërore, jo vetëm si politikan, ndihmoi që Shqipëria të mos copëtohej. Jo vetëm në konferencën e Paqes në Paris, që ndihmoi që Shqipëria të pranohej me lidhjet e tij.

Figura e Aubrey Herbert është një nga figurat më të ndritura, që ka dhënë kontribut në Shqipëri, më shumë sesa çdo shqiptar. Ka qenë avokati i çështjes shqiptare, diplomat i Shqipërisë, në një kohë që Shqipëria nuk kishte përfaqësues në vende të ndryshme.

Muharrem Hasan Shqarri, autori i librit
Libri është botuar nga Instituti i Studimeve Historike ?Lumo Skëndo.

Share This Video


Download

  
Report form