Bashkia e Tiranës, me anë të punonjësve dhe qendrave sociale, do të jetë në shërbim të personave në nevojë përgjatë gjithë ditëve të festave. Nga Shkoza ku sërish shpërndau dhurata për fëmijët kryebashkiaku theksoi se në 2019 numri i qendrave do të shtohet.
"Po bëjnë maksimumin këtë vit duke qenë prezent jo vetëm në të gjitha qendrat sociale. Duam të vazhdojmë siç kemi nisur këtë vit, kemi ndërtuar disa qendra model të shërbimit, dhe duke hequr fëmijët nga rruga, duke i sjellë në qendra, ku edhe mësojnë, edhe argëtohen, edhe fitojnë karakter, duam të vazhdojmë gjatë gjithë vitit të 2019", shprehet Veliaj.
Ndërsa të vegjëlve ai u kërkoi t?i përkushtohen shkollës.
"Ëndrra ime më e madhe është të kem si dhuratë nga ju, që në vitin 2019 të dilni të gjithë të shkëlqyer në mësime. Nëse secili prej jush lufton fort, respekton shokun, respekton familjen e tij, mban pastër qytetin, thotë të lutem; faleminderit, atëherë e gjithë Tirana është më e mirë".
Qendrat sociale të Bashkisë do të vijojnë të ofrojnë shërbim dhe ushqim për ata që kanë nevojë.
Tv Klan