Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi më shumë përgjegjshmëri nga institucionet e shtetit për kujdesin ndaj moshës së tretë.
Gjatë një takimi me pensionistë, Kreu i Shtetit u shpreh i ndërgjegjshëm për problemet që po has kjo kategori.
Ilir Meta: Emigracioni, ashtu sikurse ka pasur aspektet e veta pozitive në fillim, tashmë është kthyer në një problem shumë të madh. Tani jemi të ndërgjegjshëm edhe për problemet e mëdha të vetmisë, me të cilat ndeshen shumë familjarë e prindër. Kemi edhe problemet e tjera që kanë të bëjnë me përballimin e pensioneve, të skemës së pensioneve dhe rritjen e tyre në të ardhmen, që janë probleme objektive ndaj të cilave duhet të tregojmë më shumë vëmendje.
Kreu i Shtetit tha se duhet të mësojmë nga përvoja e pensionistëve për të edukuar brezin e ri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/presidenti-thirrje-institucioneve-me-shume-kujdes-pensionistet