Report Tv-Festat/ Balla me fëmijët me nevoja të veçanta në Peqin

Report TV 2018-12-25

Views 1

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Peqinit, Sajmir Hasalla morën pjesë në një festë të organizuar me fëmijë me aftësi të veçanta duke ndarë jo vetëm dhurata, por edhe mesazhe për më shumë angazhim ndaj kësaj shtrese. Që në nisje të fjalës së tij Balla tha se shumë është bërë për të mbështetur familjet që kanë një fëmijë me aftësi të veçantë, por ende shumë mbetet për t'u bërë dhe këto do të jenë angazhimet e vitit 2019.

"Vëmendja e qeverisë ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre është shumë e madhe, por sigurisht ende jemi larg asaj që duhet të bëjmë për të gjitha familjet të cilët kanë fëmijë me aftësi të veçanta. Vitin e ardhshëm do të jenë më të shumta projektet e mbështetjes përkundrejt jush.

Ne jemi munduar që qendrën tuaj këtu ta mbështesim sa më shumë, por meqenëse Bashkia e Peqinit është duke diskutuar buxhetin, do t'i kërkoja Kryetarit të Bashkisë të mbështeste me dy punonjës socialë këtë qendër ku edukohen fëmijë me nevoja shumë të veçanta, por dhe fëmijë të shkëlqyer për të cilët ne çdo ditë mundohemi të kemi kujdes, por duhet një kujdes edhe nga bashkëpunimi me bashkinë me qëllim të rrisim cilësinë e shërbimit. Përsa i përket arsimit, për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta, ne duam të jenë në shkollat publike së bashku me moshatarët e tyre.

Këtu në Peqin, po investohet në shkollën kryesore të qytetit, ku një kujdes i veçantë po i kushtohet krijimit të kushteve për këtë kategori" theksoi Balla. Kryetari i Bashkisë garantoi për mbështetjen e institucionit që drejton ndërkohë që premtoi punonjësit socialë për qendrën e fëmijëve me aftësitë veçanta: "Mbështetjen time si Kryetar Bashkie do ta keni gjithmonë për çdo shqetësim tuajin. Premtoj para jush kërkesën që më bëri Kryetari i Grupit Parlamentar Z. Balla për të mbështetur me burime njerëzore qendrën tuaj" tha Hasalla.

Share This Video


Download

  
Report form