Ora News - Imzot Frendo mesazhe të forta për dialog

Ora News Lajme 2018-12-25

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Imzot George Frendo ka bërë apel për dialog dhe jo dhunë, ndërsa kishte një mesazh për politikanët e të dy krahëve që të bashkëpunojnë për të mos lejuar që të rinjtë të largohen nga Shqipëria.

Imzot George Frendo: Mjaft të kemi parasysh sa shumë njerëz në këtë moment, edhe afër nesh në këtë qytet të Tiranës, janë duke fjetur jashtë në të ftohtë dhe ndoshta dhe shumë të uritur.

Ose ata që në këtë moment janë në detin Mesdhe mbi një gomone të larguar nga një vend afrikan ku kanë përjetuar luftë ose skamje dhe tani shpresojnë të gjejnë një vend që do ti pranojë dhe ku ndoshta mund të jetojnë me pak më shumë dinjitet.

Por Krishtlindja ka gjithashtu një mesazh për të gjithë shoqërinë sepse ai dialog mes Hyjit dhe njeriut, dialogu që filloi atë ditë ku Hyji krijoi njeriun me përngjasimin e vet ka arritur kulmin në këtë natë.

Hyji u bashkua me njeriun në një formë krejt të paimagjinueshme kur u bë njeri. Sonte Jezusi u bë shembull i atij dialogu që duhet të ekzistojë edhe mes nesh, të një dialogu që duhet të ekzistojë mes meje, meshtarëve dhe besimtarëve në këtë dioqezë që mu besua mua.

Të një dialogu që duhet të ekzistojë mes punëdhënësve dhe punëtorëve duke respektuar personin, dinjitetin dhe të drejtat e punëtorëve.

E dialogut mes qeverisë dhe qytetarëve sepse politika është arti i të shërbyerit me dashuri, por ky dialog kërkon njëkohësisht që qytetarët të tregojnë dashuri.

Por ky dialog kërkon njëkohësisht që qytetarët të tregojnë dashurinë e tyre për atdheun duke hequr dorë nga çdo forme dhune.

Ne si të krishterë nuk mund të justifikojmë kurrë përdorimin e dhunës dhe vandalizmit në shoqëri. Pra le të merremi më shumë me një dialog serioz, të pjekur, të urtë, të nisur nga angazhimi i të gjithëve për të mirën e përbashkët.

Sot e shohim Jezusin si një foshnje të brishtë, por do të rritet. Dhe si i rritur nuk do të harrojë kurrë se është nga fisi davidët, se është hebre. Me Jezusin e bërë njeri mësojmë edhe dashurinë për atdheun.

Shpesh herë duke folur me të rinjtë u tregoj, e di se shumë prej jush kanë vetëm një ëndërr që të largoheni nga Shqipëria për një vend tjetër më të pasur.

Por kërkoni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë, vlerësoni më shumë gjërat e bukura në vendin tuaj që tani është bërë dhe vendi im, vlerësoni tiparet e bukura që keni trashëguar si popull.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/imzot-frendo-mesazhe-te-forta-dialog

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS