Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një konflikt pronësie mes vëllezërve pronarë të tregut industrial të Laçit, dyshohet të ketë qenë shkak i zjarrit që la pa asgjë në prag festash rreth 70 tregtarë që operonin në këtë treg.
Ata tregojnë se ishin kërcënuar nga njëri prej tyre dhe madje kishin bërë dhe denoncim në polici, por kjo e fundit sipas tyre nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
E teksa nga tregu nuk ka mbetur asgjë, tregtarët flasin për dëme të konsiderueshme në miliona lekë.
Tregtarja: "Ka një muaj rresht që paralajmëron "do t'u vras, do t'u djeg". Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti.Boll kam pas, mbi 7 milion mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion".
Tregtari: "Ka pas garantuar ai pronari i vendit që e ruaj unë. Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, por vetë ata vëllezërit pronarë. Mbi 15 milion dëm".
Tregtarja: " Kërkoj nga shteti të na ndihmojë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë fëmijët. Ne erdhëm me hap mallin dhe pamë zjarrin.Nuk dimë asgjë".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/do-tu-vras-do-tu-djeg-zjarri-ne-tregun-industrial-te-lacit-ishte-paralajmeruar