Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Baldushku është kthyer në zonën më të njohur për rritjen e gjelave të detit. Për të tretin vit, Bashkia e Tiranës ka organizuar tregun i cili është frekuentuar nga një numër i lartë blerësish. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tregu ka ndihmuar në rritjen e të ardhurave të familjeve të zonës
Veliaj: Jam shumë entuziast sa herë që vjen kjo periudhë e vitit, jo vetëm për gëzimin që sjell, por edhe për faktin që sjell ekonomi për Tiranën. Prej 3 vitesh e kemi destinuar tregun e Baldushkut si një treg ku shiten gjelat e detit, gjelat më të mirë në Shqipëri, por mbi të gjitha, si një fabul e re se si ne ndihmojmë ekonominë lokale.
Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte të zonës, të cilat mandej kontribuojnë në rritjen e ekonomisë lokale.
Veliaj: Dua t?i ftoj të gjithë qytetarët të blejmë produkte lokale, gjelin në Baldushk, vajin në Ndroq, verën në Lundër, domaten në Shëngjergj, domaten e vonë dhe të gjitha produktet lokale, të cilat sot jo vetëm që janë më të mira e cilësore, por janë edhe më të lira. Ne kemi llogaritur që vetëm në fundvit shiten rreth 4-5 milionë euro mall gjela deti vetëm nga kjo zonë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, siç po bëjmë për gjelat e detit edhe për produktet e tjera, me siguri që do të kemi një Tiranë rurale që jeton falë shpenzimeve që bën Tirana urbane.
paralelisht me organizimin e tregut inspektorët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit kanë rritur kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore, si dhe për monitorimin e çmimeve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hapet-te-tretin-vit-tregu-i-shpendeve-te-gjalle-ne-baldushk