Report Tv-Kolona e muzikës shqiptare në një koncert pianistik

Report TV 2018-12-20

Views 9

Festivali Ndërkombëtar Pianodrom për këtë vit u mbyll më një koncert pianistik me muzikë shqiptare. Artistët që ishin përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të këtij edicioni të gjashtë në ambientet e Akademisë së Shkencave sollën muzikën e njohur të filmave, si ?Gjoleka, djali i Abazit?, kompozuar nga Endri Sina, ?Dora e ngrohtë? e kompozuar nga Haig Zacharian dhe kolonat e ?Pylli i lirisë?, së Feim Ibrahimit. Dy vepra premierë ndërkombëtare i përkisnin kompozitorit Thomas Simaku, i cili prej 28 vitesh jeton edhe punon në Angli.

Kjo ishte një rastësi nga ato, që janë shumë të bukura. Unë nuk e dija që do të vija për këtë konkurs, (konkursi i krijimeve muzikore 2018, anëtar jurie), por kur pamë datat që konçiduan bukur, se një pjesë e imja që është kompozuar kohët e fundit, një seri e koncertesh që prezantohet në Nju Jork, është një pjesë për Debussy-n. Dhjetë kompozitorëve u kërkuan që të mbështetin krijimtarinë e tyre në pjesë specifike të Debussy-s. Për një minutë duhet që të kompozonim një pjesë që është e bazuar në pjesë specifike të Debyssi-s edhe pastaj të vazhdonim me stilin tonë.

Thomas Simaku, Kompozitor
Simaku nuk i ndahet as folklorit tonë muzikor, ?Moj e bukura more? në këtë koncert erdhi në piano, violinë dhe violinçel

Share This Video


Download

  
Report form