Report Tv-Presidenti kthen dekretin për dividendi me 8%'

Report TV 2018-12-20

Views 0

Pas rrëzimit të dekretit për buxhetin e shtetit 2019, Presidenti Ilir Meta rikthen në Kuvend edhe ligjin për ?Tatimin mbi të Ardhurat?, pjesë e paketës fiskale të vitit 2019. Dekreti presidenciali thekson se neni 9 që përcakton uljen e tatimit të dividentit nga 15 në 8% dhe nenit 11 të këtij që përcakton hyrjen në fuqi të ligjit, bie ndesh me kushtetutën e vendit.

Nga shqyrtimi i paketa fiskale 2019 konstatohet se dy nga dispozita e tij, respektivisht neni 9 dhe neni 11, paraqesin problematikë, sepse të dy këto nene bien ndesh me parashikimet e Kushtetutës.

Neni 9 parashikon uljen e normës së dividentit nga 15 në 8 %, ndryshim që sipas presidentit është i pastudiuar dhe lë hapësirë për abuzim. Fuqia prapavepruese e këtij ligji, thekson Presidenti, është në shkelje të kushtetutës pasi përmban dispozita të lehtësimit fiskal për kategori të caktuara. Sipas Metës, nëse qeveria ka bërë këtë ndryshim për të krijuar ?amnisti fiskale? atëherë nuk duhet të ishte përfshirë në këtë ligj. Ligjit nuk mund t?i jepet fuqi prapavepruese. Norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8 % do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë duke u paguar brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019. Në këtë mënyrë, nëse qëllimi i qeverisë dhe i Kuvendit, ka qenë bërja e një ligji amnistues nga ana fiskale, ajo nuk duhej të realizohej duke e përfshirë atë brenda ndryshimeve të ligjit ?Për tatimin mbi të ardhurat?.

Share This Video


Download

  
Report form