Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e qytetit të Gramshit i ka akorduar titullin "Qytetar Nderi" pas vdekjes zotit Ramadan Xhangolli me motivacionin "luftëtar dhe kuadër drejtues i çmuar në luftën për çlirimin nga pushtuesit e huaj dhe rindërtimin e vendit".
Vlerësimi iu dha mbesës së të ndjerit, Kristi Xhangolli, nga kryetarja e bashkisë së Gramshit.
Një fjalë vlerësimi për kontributin e të ndjerit Ramadan Xhangolli mbajti edhe studiuesi dhe publicisti Abedin Bici.
Ai e vuri theksin te ndihmesa që ai ka dhënë si bir i shquar i krahinës së Gramshit në luftën për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ramadan-xhangolli-nderohet-pas-vdekjes-qytetar-nderi-i-gramshit