‘Je mashtrues, i mbylle gojën dhe Lulzim Bashës, fëmijët kanë frikë nga ty', studenti debat me Ramën

Report TV 2018-12-19

Views 5

VLORË-Gjatë takimit në Vlorë njëri nga studentët e akuzoi kryeministrin Rama si mashtrues që po tallet me ata. Por Rama iu përgjigj duke thënë se rrugaçëria nuk është trimëri. Kryeministri i dha numrin e telefonit studentit, ndërsa i tha se ?Ky është numri im, 0682030272 mbaje mend, në këtë numër herët apo vonë do më çosh një mesazh dhe do më thuash tërheq fjalët dhe të pres për kafe në Vlorë?.

Debati i plotë mes studentit dhe kryeministrit në Vlorë
Studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju ishit i aftë t?i mbyllnit gojën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, cfarë jemi ne studentët?!!! Unë dialogun nuk e pranoj se më thyhet inteligjenca edhe takimet që bëhen, janë që ti mbushni mendjen popullit, që janë më shumë se kaq pika.

E dyta nuk mund të negociohet për gjërat bazë, dhe e treta do të ishte shumë e qartë dëshira juaj për dialog nëse plotësoni njërën nga këto tetë pika, jemi studentë dhe jo dele. Nëse ju jeni i forti në këtë vend më falni. Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo!!!! Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!

Edi Rama: Pika e parë, rrugaçëria nuk është trimëri. Domethënë të çohesh edhe ta fyesh tjetrin. Ti thua je mashtruesi më i madh, e kam dëgjuar nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata që i botojnë, unë mund të jem ironik, por kurrë nuk do të dëgjosh nga unë nga këto akuzat rrugaçërore. Miqësisht hiqi këto për veten tënde. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet, as trim nuk të bëjnë.

Share This Video


Download

  
Report form