Ora News - Studenti: Ai tjetri të vriste në Bulevard, ju po na vrisni shpresën

Ora News Lajme 2018-12-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Një student me mesatare 9. 2 i indinjuar flet para Ramës dhe ia plas në sy duke bërë dhe një paralelizëm me ish kryeministrin.

Vijon takimi ne Vlore

Studenti: "Vinë studentët këtu dhe ju ia quani komunizmë pse i quani komunizëm. Vërtet ai të vriste në bulevad ju po na vrisni shpresën. Më mirë të pastrosh haletë jashtë shërbimi mjekësor dhe policor janë gati. Janë bërë radhët si në kohën e Enverit . ..Babai im mori kredi per te paguar tarifen e legalizimeve.

Na dëgjoni por nuk na e vini veshin. I shkon një politikani por jo ne se jemi të lodhur.

Nuk durohet më mo vlla.

Më shkatërruat ëndrrën. Po studioj një degë që nuk e kam qejf. Po investoj në një gjë që nuk e dua

Të gjithë thoni ikni, ikni, ore do dalë ndonjë që do na mbajë këtu.

Rama: nuk jemi në kohën e komunizmit as në bunker. Njerëzit mund të ikin ose mund të vijnë. Jo unë por një superfuqi të vijë këtu nuk e bën Shqipërinë Gjermaninë as për 5 vjet e as për 10 vjet. Nuk të ofton dot Shqipëria Gjermaninë ty. Është kollaj të thuash këta e kanë fajin, por nëse i marrim gjërat me fakte, krahasuar me ku ishim ku e ku, por krahasuar me ku duam të jemi, jemi ku e ku.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studenti-berisha-vriste-ne-bulevard-ju-po-na-vrisni-shpresen-nuk-durohet-me-mo-vlla

Share This Video


Download

  
Report form