Dy ish komandantë, Abedin Zymberi dhe Stojanço Angellov bëjnë thirrje për pajtim më të thellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.  Angellov para pak ditësh vizitoi varrezat e familjes Zymberi, të cilët humbën 10 anëtarë gjatë konfliktit të vitit 2001. Angellov kërkoi falje për këto viktima, kurse Zymberi tha se pranoi gjestin e Angellovit sepse dëshiron që familja e tij të jetë simbol i paqes e jo vetëm i luftës. Që të dy u vunë në shënjestër të kritikave. Zymberi dhe Angellov, sonte janë të ftuar në emisionin 200, që do të transmetohet në Alsat në orën 22.