Kërkohen 315 n/komisarë| Lleshaj fton studentët, debat për pranimin e ushtarakëve

Report TV 2018-12-18

Views 0

TIRANE-Komisioni i Sigurisë miratoi projektligjin për ndryshimet në Policinë e Shtetit që ka qëllim hapjen e këtij institucioni për të pranuar elementë me cilësi më të lartë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u bëri thirrje studentëve që t?i bashkohen Akademisë, pasi Policia e Shtetit ka nevojë për mbi 315 n/komisarë. Ai tha se Policisë së Shtetit i duhet një cilësi e re. ?Kriteret e pranimit do të jenë shumë të rrepta për t?u inkurajuar që të futen në polici kapacitete të larta, kemi nevojë për cilësi të re.

Ndoshta është rasti për të laçuar një nismë; së shpejti do të kemi mundësi për të adresuar te akademia e policisë për një trajnim modern për të filluar një karrierë në policinë e shtetit. E fillojnë direkt me gradën n/komisar. Numri nuk do të jetë i vogël, përkundrazi, pasi na duhen 315 n/ komisarë të rinj. Studentët pas kursit do të dalin direk me këtë gradë. Studentë të talentuar ti bashkohen policisë së shtetit. Sot kemi me diplomë universitare edhe ushtarë në ushtri për shkak të prodhimit të madh të universiteteve? tha ai.

Pika kryesore e ligjit për ndryshimet që parashikohen që të bëhen është ajo për pranimin e ushtarakëve në Policinë e Shtetit. Referuar kësaj pike, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se ?Ata që vijnë në policinë e shtetit nuk duhet të jenë ushtarakë aktivë, pra duhet të jenë civilë që të pranohen, të kenë hequr dorë nga ushtria. Qëllimi i kësaj dispozite lidhet me nevojën e përhershme që Policia e Shtetit ka për specialitete të veçanta të cilat nuk mund të përgatiten as universitetet e vendit, dhe as nga Akademia e Policisë.

Specialitete të tilla, të rralla, si ato të fushave kanë të bëjnë me lëndët plasëse dhe eksplozive, me lëndë kimike, me operacione speciale, etj., mund të ofrohen vetëm nga pjesëtarë të forcave të armatosura qofshin aktiv apo në rezervë, për arsye se vetëm forcat e armatosura i prodhojnë këto kategori profesionesh, të cilat ndërkohë Policia e Shtetit ka nevojë?tha ai.

Në këtë pikë mes anëtarëve të komisionit, vetëm nga shumica, pasi opozita nuk ishte e pranishme, kishte një debat. Deputeti i PS, Pjerin Ndreu u shpreh se projektligji ka ngjallur reagime dhe shqetësime në radhët e policisë së shtetit, prandaj kërkoi që të specifikohet pozicioni ku do të punësohen ushtarakët. Socialisti kërkoi që të përcaktohen kuotat dhe funksionet e veçanta, që nuk ofrohen nga akademia dhe pozicionet që do të marrin ushtarakët, pa rrezikuar pozicionet e punonjësve të policisë.

?Ka qindra punonjës të policisë së shtetit që janë të shqetësuar për këtë. Ne e hapëm rrugën, por aty ku kanë mundësi të japin kontribut dhe jo kudo. Ata që vijnë në polici të shkojnë atje ku janë profilizuar, jo si dukur, pasi e hedhim në erë si dikur. Punonjësit e policisë nuk mund të konkurrohen nga këta që do të vijnë, pasi kanë një jetë në luftë me kriminelët. Pra, të japin një kontribut, por jo kudo?.

Debati dhe ngritja e tonit nga Ndreu nuk kaloi pa batuta nga Xhemal Qefalia i cili tha se ?Nuk jemi duke folur si p...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS