Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Taulant Muka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, shpjegoi gjithë "rrjedhën" se si u propozua për zv/ministër të Arsimit dhe deri tek momenti i dorëheqjes së tij.
Pjesë nga biseda:
Muka: Ai që përpiqet t'ia bëjë gropën tjetër, bie vetë në gropën që ke ndërtuar. Ke të bësh me një njeri me integritet. Unë vajta me 4 akademikë të tjerë për vettingun në akademi dhe më tha që shiko se ti ke edukimin e duhur, unë jam mësues vizatimi dhe Lindita mësues dhe nuk ia ka haberin nga arsimi i lartë. U "magjepsa".
Zheji: Ta bëri kobra efektin.
Muka: Parimisht rashë dakord. Nuk e dija çfarë zv/ministër dhe pyeta ca juristë. Një zv/ministër tjetër më tha që të jesh në këtë post është të mbyllësh gojën. I thashë kryeministrit që dua takim para se të emërohem zv/ministër. Ditën kur u bë emërimi im do të isha në Ora News me Beti Njumën dhe më merr Beti se isha në kafe dhe më thotë pse nuk më the që do bëhesh zv/ministër. Unë i thashë që nuk di gjë.
#oranews #protesta #studentet #360grade #arturzheji
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/muka-cme-tha-rama-kur-me-propozoi-zvminister