GJIROKASTËR - Rektori i Universitetit "Eqerem Çabej", Bektash Mema, ka reaguar pas ndalimit në Kakavijë të Panajot Barkës, shef i departamentit të greqishtes, të cilit iu gjetën në bagazhin e makinës libra për Vorio-Epirin duke tentuar t'i fusë në Shqipëri (Lexo këtu). Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se, Universiteti i Gjirokastrës distancohet nga akti i Barkës, duke shtuar më tej se, "librat shefi i departamentit të Gjuhës greke i kishte për përdorimin e tij personal dhe jo për bibliotekën e Universitetit, pasi nuk ka pasur një kërkesë të dorëzuar në departament". Universiteti sqaron gjithashtu se me lajmin e ndalimit të Barkës është njohur përmes mediave.