Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Konvikti i shkollës profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Por pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik, pasi në këtë vend janë të akomoduar prej disa vitesh edhe fëmijët e kopshtit "Besëlidhja" të cilët në ato momente kanë qenë brenda godinës.
Zjarri u shfaq në katin e parë të objektit tek shpërndarësi i energjisë elektrike. Sapo kanë konstatuar flaket punonjësit e konviktit kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë.
Ndërhyrja në kohë e këtyre të fundit bëri të mundur shurjen e zjarrit, ndërsa fëmijët e kopshtit u evakuan menjëherë.
Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë Ardjan Laçi thotë se shkak i zjarrit është bërë mbingarkesa në rrjetin elektrik, ndërsa sipas tij po merren masa për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
Ardjan Laci: Në këtë objekt janë sistemuar dy institucione, konvikti dhe kopshti. Si rezultat i një mbi ngarkesë të rrjetit elektrik ka sjellë defekt në orët e para të mëngjesit. Kemi marrë masa për fëmijët që mos kemi probleme me shëndetin e tyre. Po verifikohet situata për ta kthyer në gjendjen normale. Shkëndija elektrike ka qenë larg fëmijëve. Duhet tja lëmë specialistëve të japin fjalën e fundit. Ne kemi menaxhuar situatën. Por jemi të bindur se ngarkesa e madhe ka sjellë këtë problem.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vërteta të këtij zjarri, ndërsa konvikti do të qëndrojë i mbyllur deri në riparimin e rrjetit elektrik dhe dëmeve të tjera të shkaktuara.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lezhe-perfshihet-nga-flaket-konvikti-i-shkolles-kolin-gjoka