Report TV - Në stres nga fjalimi i Bashës, Julian Deda kapet mat duke ngrënë thonjtë

Report TV 2018-12-15

Views 0

Julian Deda është një nga të paktët artistë që është i përfshirë edhe në politikë. Ai njihet si një nga mbështetësit më të fortë të Partisë Demokratike dhe e ka pranuar hapur këtë gjë. Aktori i humorit ishte i pranishëm sot në Pallatin e Kongreseve ku mbajti edhe fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha.

Pikerisht kur kreu i Partisë Demokratike ftoi të gjithë kritikët të bëhen pjesë e PD, kamera ka fokusuar aktorin Deda, i cili shihet gjatë gjithë kohës duke ngrënë thonjtë.

Mesa duket aktori ka qenë në stres nga fjalimi i Kryedemokratit, pasi kujtojmë që Deda është një nga kundërshtarët më të fortë të Bashës brenda Partisë Demokratike. Dyshja shumë herë kanë pasur përplasje në lidhje me politikat që ka ndjekur Basha brenda PD-së.

Share This Video


Download

  
Report form