Në ditën e dytë të protestës së tyre, minatorët e Bulqizës kanë rritur edhe numrin e kërkesave, duke e çuar nga 2 që kishin dje në 6. Në një letër drejtuar kreut të qeverisë, presidentit të vendit, kryetarit të Parlamentit dhe për dijeni kryetarit të Partisë Demokratike, minatorët parashtrojnë 6 kërkesat e tyre:
1. Miratimi i statusit të minatorit
2. Rritja e pagave dhe dhënie e lejes me të drejtë page
3. Renta minerare ti kthehet si e ardhur bashkisë
4. Kontrollet shëndetësore njëherë në vit falas dhe të rimbursohen ilaçet 100%
5. Paga minimale të mos jetë nën 70 mijë lekë
6. Përmirësimi i kushteve të punës
Minatorët e Bulqizës në ditën e dytë të protestës së tyre ishin më të shumtë në numër, duke iu bashkuar edhe minatorë që nuk ishin pjesëmarrës një ditë më parë. Gjithashtu, minatorët janë shprehur se protesta e tyre nuk ka lidhje me politikën e as me partitë, por me padrejtësitë që ju janë bërë në gjithë këto vite. Ata thanë se protesta është ekonomike dhe sociale, për këtë arsye u shprehën se nuk do të ndalen, madje paralajmërojnë përshkallëzim të protestës. Minatorët e Bulqizës, kanë bërë edhe këtë të enjte të njëjtën thirrje që kauzës së tyre t?i bashkohen edhe minatorët e tjerë në të gjithë vendin, duke protestuar në qytetet e tyre.