http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Studentët kanë nisur këtë të mërkurë ditën e nëntë të protestës.Një pjesë e tyre lajmëruan se do të protestojnë edhe sot para Ministrisë së Arsimit. Por një pjesë tjetër e të rinjëve janë grumbulluar para kryeministrisë. Madje disa te rinje kane kaluar naten aty edhe pse ne temereatura shume te uleta.Edhe pse studentët kanë patur qëndrime të ndryshme me vendin se ku do të zhvillohet protesta, përmes një sondazhi ata kanë votuar që të dhe këtë të mërkurë të protestojnë para MAS.Por në ndryshim nga herët e tjera, protesta e të mërkurës do të jetë një protestë e heshtur.Studentët kanë bërë thirrje për një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.Të martën skadoi afati i lënë nga studentët për qeverinë lidhur me plotësimin e kërkesave.Ndërsa Rama ka deklaruar se mbetet i hapur për plotësimin e tyre nëse ulen në dialog. Propozim ky që është hedhur poshtë nga studentët të cilët kanë qenë të prerë në qëndrimet e tyre.