Pas procedimit penal nga Policia e Tiranës për bllokimin e rrethrrotullimit tek Zogu i Zi ditën e djeshme, artisti Robert Aliaj dhe pedagogu Edmond Tupe, flasin për Report Tv. Aliaj thotë se e sheh këtë procedim si një vendim që po i bëhet për shkak të këngës së tij, ?Ah ku më hodhi Zoti?. Përpos kësaj shton se do të vazhdojë që t?i mbështesë studentët, sepse i konsideron shpresën e fundit në këtë vend. Ndërsa, u bën thirrje që të ulen për dialog edhe me kryeministrinë Edi Rama.
Reagimi i Robert Aliajt për Report Tv
Besoj, se edhe për atë po procedohem. Kënga ime, ?Ah ku më hodhi Zoti? është përgjigjja ime. Nuk më ndalojnë dot ata. Lëvizja ime nuk është lëvizja politike. Është dashuri edhe respekt për atë që unë e quaj e ardhmja, shpresa e fundit e kësaj që po ndodh këtu. Unë besoj tek çdo gjë që besojnë dhe sjellin të rinjtë. Besoj në frymën e re, edhe mentalitetin e ri që sjellin të rinjtë. U sugjeroj mbi të gjitha solidaritet, qetësi edhe ta pranojnë mendimin e njëri-tjetrit. Edhe dialog. Me dialog unë nënkuptoj që të gjitha format e dialogut për të arritur një qëllim pozitiv. Edhe me qeverinë le të kërkojnë dialog. Të jenë të qartë edhe të kërkojnë gjërat që duhen. Aman, vendosmëri për t?i arritur. Kur them dialog, nuk them që të lëshojnë pe. Por them dialog, që të tregojnë qytetari edhe kulturë, që ne jemi gjeneratë edhe e dialogut, sepse nuk bëhen gjërat pa dialog.
Ndërsa profesori Edmond Tupe, ka thënë se nuk është organizator i protestës, por mbështetës i saj. Procedimin nga Policia thotë se e sheh si një gjest qesharak.