Pas më shumë se dy vite nga votimi i Reformës në Drejtësi është ngritur një nga organet më të rëndësishme të sistemit të ri të drejtësisë. Të martën janë zgjedhur 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët u votuan nga 295 prokurorë. Prokuroritë e rretheve do të përfaqësohen në këtë Këshill nga Gentian Osmani, Antoneta Sevdari dhe Besnik Cani. Në Këshillin e ri, prokuroritë e Apeleve do të kenë Bujar Sheshin dhe Arben Dollapin. Ata u zgjodhën automatikisht pasi ishin të vetmet kandidatura. Prokuroria e Përgjithshme përfaqësohet nga Kostaq Beluri, i cili ishte në garë me Anila Lekën. Votimi i anëtarëve të KLP-së është ndjekur nga afër nga përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe Zyrës së Bashkimit Europian.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet t?i japë zgjidhje një sërë ngërçesh që janë krijuar në institucioni e akuzës. KLP do të ketë rol në zgjedhjen e prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë Speciale, e njohur ndryshe si SPAK, që do të ketë në fokus të punës së saj korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ky institucion bën edhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm dhe puna e parë që pritet të bëjë është zgjedhja e drejtuesit të ri të akuzës, me mandat të plotë 7-vjeçar. Gjithashtu KLP ka kompetencë dhe vlerësimin e punës së trupës së prokurorëve.
Ngritjen e këtij organi të rëndësishëm për atë që e quajti ?drejtësi të re? e përshëndeti edhe Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. ?Të gjithë bashkë, sot duhet të ndihemi krenarë. Me votën tonë ne e krijuam institucionin e parë të drejtësisë së re, e hodhëm një gur themeli për gjithë sistemin e drejtësisë.? Marku tha se gjate gjithë këtij procesi kenë pasur mbështetjen pa kushte të partnereve të OPDAT dhe EURALIUS.
Tv Klan