Euro-deputetja Judith Sargentini, e cila dorëzoi amendamentin për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevksi në Parlamentin Evropian pak kohë më parë, iu bën thirrje shteteve anëtare të Unionit që të ushtrojnë presion ndaj Hungarisë me qëllim që ta rishqyrtojë vendimin. Sargentini, kritikuese e ashpër e politikave anti-evropiane të qeverisë së Orbanit, thekson se është e papranueshme që liderët politik të Partisë Popullore Evropiane nuk reagojnë thuajse fare për çështjen e azilit të Gruevskit.