Ora News - Denoncimi i Taulant Mukës/ Skandali me plagjaturat përfshin Mimi Kodhelin

Ora News Lajme 2018-12-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Skandali me plagjaturat ka përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin.

Zbulimi u bë nga studiuesi Vladimir Kola nga Universiteti Sapienza ndërsa denoncimi është bërë nga ish-zv/Ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Sipas tyre, Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te tezës së saj te Doktoratës, ?Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë?, të vitit 2015.

Ata shprehen se deputetja socialiste nuk ka cituar autorin origjinal duke i paraqitur paragrafët në fjalë, sikur t?i kishte shkruar vetë.

"Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit ?From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries?, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht,"-shkruan Kola.

Ndërsa shton: "Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli 'Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?', me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013. Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli: 'Inflation Targeting: Holding the Line', Sarwat Jahan."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/skandali-me-plagjaturat-perfshin-mimi-kodhelin

Share This Video


Download

  
Report form