http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tiranës iu shtua edhe një urë tjetër mbi lumin e Lanës, investim ky i kërkuar prej kohësh nga banorët e njësisë 5 dhe 7. Ura u inaugurua nga kryebashkiaku Erion Veliaj e ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko. ?Është një gëzim shumë i madh, që dhuratë e Bashkisë së Tiranës për komunitetin e Njësisë 5 dhe 7, bëhet një urë këmbësore që lidh këto dy komunitete. Nëse do ishin qytete, Njësia 5 dhe Njësia 7 do të ishin qytetet e dyta të Shqipërisë pas Tiranës, ndaj për këtë arsye lidhja e një hapësire nga NSHRAK-u e deri te Pallati me Shigjeta me një urë këmbësore është e jashtëzakonshme. Më vjen mirë që, nga koha kur kërkesa është bërë për herë të parë në vitet 1998-2000, pothuajse pas 20 vitesh, kemi ndërtuar urën e tretë mbi Lanë?.Ministri për Diasporën, Pandeli Majko e cilësoi të jashtëzakonshëm këtë investim të Bashkisë së Tiranës, që i vjen në ndihmë komunitetit.?Kjo është një urë jashtëzakonisht e veçantë. Janë ura këmbësorësh, janë ura që u shërbejnë komuniteteve dhe janë ura që janë bërë me kërkesë të komunitetit. Sidomos, kjo pjesa këtu ka qenë komplet zonë e marxhinalizuar. Tani me këtë urë mund ta quajmë me plot gojë urë për komunitetin e njerëzve, të cilët besoj e kanë mirëpritur në mënyrë të jashtëzakonshme?.Duke theksuar se e ardhmja e Tiranës varet nga bashkëpunimi, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej banorëve mbështetje për projektet publike.