Ora News - Qytetari nga Mirdita i bashkohet protestës: Ku janë milionat e taksave tona?

Ora News Lajme 2018-12-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një qytetar ka ardhur nga Mirdita mëngjesin e së dielës për t'ju bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Ai u shpreh se studentët kanë të drejtë të kenë arsim falas.

Ndërsa i kërkoi llogari qeverisë se ku shkojnë taksat që qytetarët paguajnë për studentët.

Qytetari: "Unë jam nga Mirdita dhe kam ardhur që në mëngjes për t'ju mbështetur. Ju jeni zemra e pupullit, ju jeni arteria e zemrës së popullit, pa ju populli nuk ecën para. Qëndroni të bashkuar, larg politikës se ajo politikë na ka sjellë në këtë gjendje. Qëndroni larg politikës. Unë jam minator, ne paguajmë taksa si qytetarë për ju, për arsimin.

Ku shkojnë këto taksa? Ku shkojnë? Ju keni të drejtë arsim falas. Janë miliona lekë që paguajmë ne për studentët, për nxënësit, ku shkojnë taksat tona. Ju jeni të mrekullueshëm.

Ne nuk kemi para për t'ju ndihmuar më shumë. Ndaj studentët kërkojnë të drejtat e tyre. Unë me 24 mijë lekë pension nuk kam si ta ndihmoj fëmijën tim sepse nuk më del për vete. Ku janë milionat? Të vijnë për studentët, të vijnë për fëmijët tonë. Studentët paguajnë 200 mijë lekë për qera, paguajnë pedagogët për provimet, është turp, turp. Ndaj studentët duhet të kërkojnë ndërtimin e sistemit nga e para. Populli është me ju."


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qytetari-nga-mirdita-i-bashkohet-protestes-ku-jane-milionat-e-taksave-tona

Share This Video


Download

  
Report form