BKT: Do te rrisim kreditimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 2019 duket se do të jetë një vit më i mbarë sa i përket kreditimit të ekonomisë. Eksperienca e kaluar e sistemit bankar ku niveli i kredive me probleme u rrit ndjeshëm është një nga arsyet pse bankat janë treguar më të rezervuara në financim. Kreu i një prej bankave më të mëdha në vend, BKT, Seyhan Pencapligil, në një intervist për Vizion Plus thotë se edhe biznesi ka mangësi në hartimin e projekteve që kërkojnë financim. Ne qofte se shihni raportin e kredive mbi depozitat, sistemi bankar shqiptar nuk po huazon mjaftueshem, duhet te kreditohet me shume. Ne kemi kapacitetin, ne kushtet e likudiditetit, ne kushtet e kapitalit, per te kredituar me shume. Ne si BKT, po perpiqemi tu japim te gjitha degeve instruksionet e duhura per te shtuar numrin e kredive per vitin 2019. Por, me duhet te them se ka gjithashtu nje mungese te projekteve te financueshme nga ana e bizneseve, qe eshte nje shqetesim. Sistemi bankar ka patur nje ekperience te keqe ne huadheniet e meparshme, nqs ju kujtohet kredite e keqija u rriten ne numer. Ne po mundohemi te t?i tejkalojme ato dite. Por ne sistemin ka banka si BKT, te cilat jane te gjendje dhe te disponueshme te financojne projekte, te gatshme te huazojne me shume.Aktualisht Banka Kombëtare Tregtare zotëron 30 % të tregut bankar në vend. Por objektivi I grupit është BKT të kthet në një bankë rajonale. Dega ne Kosove eshte hapur ne 2007 dhe sivjet kjo dege u konvertua ne filial, qe do te thote qe nuk eshte me nje dege, por eshte nje banke me vete dhe ka ne total rreth 400 milion euro asete dhe zoteron rreth 10% te tregut, qe eshte relativisht nje arritje ne keto 10 vjet dhe ne mendojme se do zgjerohemi nderkombetarisht, sepse ne Shqiperi ne tashme jemi rritur mjaftueshem. Ne kemi ne rreth 30% te tregut, ndermjet shume segmenteve, dhe eshte nje pjese e konsiderueshme per cdo banke ne cdo vend. Keshtu qe ne jemi duke pare mundesine e perhapjes ne ndonje vend tjetrer te rajonit.Për të nëntën herë BKT është vlersuar nga revista The Banker si banka më e mirë në Shqipëri. Por cfar do të thotë kjo për klientet ? Nga njera ane ne jemi shume te lumtur per keto vleresime, por nga ana tjeter eshte nje pergjegjesi e madhe sepse eshte kthyer ne nje rutine dhe nese nuk e marrim nje vit, do te pyesin: po perse nuk e morem kete vit. Kjo kthehet ne nje obligim per ne, qe te punojme me shume dhe te sigurohemi qe dhe vitin qe vjen te marrim perseri te njejtin vleresim. Ne po perpiqemi te jemi nje banke rajonale, dhe jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte kufijve. Ne nuk po shohim te konkurojme vetem me bankat ne Shqiperi, por me praktikat e bankave me te mira ne mbare boten. Ne po perpiqemi ta digjitalizojme banken, dhe kemi tashme aplikacionin me te mire bankar mobil. BKT është në bisedime dhe me autoritet maqedonase për tu licensuar si bankë edhe në shtetin fqinjë. Ky proces pritet të finalizohet vitin e ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form