http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndonëse një ditë më parë qeveria vendosi shfuqizimin e tarifës për kreditet e provimeve të prapambetura , studentët nuk i kanë ndalur protestat.Me thirrjet ?Plotësoni kërkesat tona? dhe pankarta të ndryshme në duar, studentët kanë marshuar nga rrugë të ndryshme për t?u bashkuar para godinës qeveritare.Edhe këtë të premte ata kanë bojkotuar mësimin per te 4 dite me radhe..Mijëra studentë tashmë jo vetëm nga universiteti i Tiranës, por edhe nga i Elbasanit, Durrësit dhe Shkodres u vendosën para ministrisë së arsimit.Me pankarta në duar, ku ishin shkruar mesazhe te ndryshme drejtuar ministres Nikolla, studentët shfaqën pakënaqësinë ndaj sistemir arsimor.Të rinjtë kërkuan plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, pe?rgjysmim i tarife?s se? studimit, pe?rmirësimi i kushteve te? konvikteve dhe që bordi i Administrimit te? kete? nume?r te? barabarte? votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar nje? pe?rfaqe?sues nga studentët në bord.Protesta ndërkohë ka sjellë edhe bllokimin e trafikut në Rrugën e Durrësit, aty ku ndodhet Ministria e Arsimit dhe Sportit.1-Përfaqësim në bordin e Administrimit të Universiteteve2-Përmirësim të kushteve në konvikte3-Përgjysmim të tarifave vjetore të studimit