Hetimi për pastrim parash ndaj Emiljano Shullazit, mbërrin në prokurori biznesmeni Ylvi Beqja

Report TV 2018-12-06

Views 2

Biznesmeni Ylvi Beqja, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për çështjen Shullazi ka mbërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës dhe do të japë dëshminë e tij.

Pas vendimit të dhënë për të pandehurin Emiljano Shullazi dhe grupit të tij të bashkëpunëtorëve për të cilët Gjykata caktoi dënimi total me 55 vite burg, dhe këta të fundit e apeluan vendimin në Gjykatën e Apelit, Prokuroria e Tiranës po vazhdon hetimet për këtë grup në lidhje me akuzën e pastrimit të parave. Ndërsa deri më tani janë zhvilluar 53 seanca gjyqësore ku gjatë kësaj kohe debati mbi provat ka qenë i tensionuar, pasi avokatët mbrojtës të çështjes "Shullazi", kanë vazhduar me pretendimet e tyre se nuk ekzistojnë prova konkrete në lidhje me akuzat e pretenduara nga ana e palës së akuzës.

Beqja do pyetet në prokurorinë e Tiranes dhe pritet të dëshmojë në lidhje me aktivitetin kriminal që Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë kryer ndaj tij, me qëllim tjetërsimin e shumave të mëdha të parave dhe tjetërsimin e ish-hotel Vollga në Durrës.

Dosja nënë hetim lidhet me cështjen e ish-hotel Vollgës, në Durrës, pronë e cila po mbahet nën sekuestro paraprake, pasi ka dyshime se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin.

Biznesmeni Ylvi Beqja ka hyrë sot në Prokurorinë e Tiranës dhe është shoqëruar nga truprojat pasi ai është nën ruajtjen e shtetit. Nën hetim për pastrim parash është edhe biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmia e të cilit ishte prova vendimtare për dënimin e Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës po kryen hetime per pastrim parash ndaj Shullazit dhe grupit të tij.

Share This Video


Download

  
Report form