Report TV - Protesta e studentëve, vezë e bidona drejt Ministrisë së Arsimit

Report TV 2018-12-06

Views 0

Studentët e universiteteve të Tiranës, Korçës, Durrësit dhe fakulteti i Juridikut në Shkodër kanë bojkotuar mësimin duke rinisur protestën. Studentët e Tiranës kanë marshuar duke u mbledhur për të protestuar prej orës 10:00 para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ata protestojnë kundër tarifës për kreditet për lëndët e mbartura, gjithashtu kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimeve, përmirësim të kushteve në konvikte dhe numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit në bordin e Arsimit të Lartë. Në një moment situata u tensionua, pasi studentët në shenjë revolte hodhën drejt Ministrisë së Arsimit lapsa, stilolapsa, bidona dhe letra higjenike.

Studentët e Tiranës dje protestuan mbi 4 orë para Ministrisë së Arsimit (lexo këtu), Lindita Nikolla në një intervistë për Report Tv u shpreh se është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo (lexo këtu). Megjithatë studentët nuk janë tërhequr nga protestat duke vendosur si afat sot orën 16:00 për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, pasi në të kundërt bojkoti dhe protesta do të vijojnë

Share This Video


Download

  
Report form