Ora News - Deputetja greke dënon vrasjen e shqiptarit në Korfuz: Krim me karakter racist

Ora News Lajme 2018-12-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëdhënësja e grupit parlamentar të SYRIZA dhe deputete e Korfuzit Fotini Vaki ka dënuar vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz.

"Është padyshim një krim me një karakter shumë te theksuar racist," tha deputetja në radion e Agjencisë Zyrtare te Lajmeve ANA-MPA duke iu referuar vrasjes se një punëtari shqiptar në Dragotena Lefkimi ku autori i krimit ishte përfaqësuesi zgjedhor i Agimit të Artë ne zgjedhjet e fundit.

"Një tjetër emigrant bëhet viktimë e racizmit. Një klimë e tillë shkaktoi incidente raciste dhe ksenofobe, ku koka turku u bënë emigrantët. Fatkeqesisht aty u krijuan temperaturat e duhura për të ngrohur dhe lindur vezët e gjarpërit, u gjet vend i përshtatshëm që të shfaqeshin trashëgimtarët ideologjike të nazizmit, sepse autori ishte përfaqesues zgjedhor i Agimit te Arte në zgjedhjet e fundit" deklaroi Zonja Vaki.

Ajo tha se këtë vrasje e vendos në klimën e ditës, sepse rasti ishte një mosmarrëveshje verbale në një kafene për çështjen e Maqedonisë.

Zëdhënësja e grupit parlamentar te SYRIZA-s u ka bërë thirrje të gjitha partive të izolojme fashizmin dhe jo thjesht të dënojme dhunën pasi përndryshe do të këtë edhe viktima të tjerë në të ardhmen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/deputetja-greke-denon-vrasjen-e-shqiptarit-ne-korfuz-krim-me-karakter-racist

Share This Video


Download

  
Report form