Dita Botërore e personave me aftësi ndryshe, Manastirliu dhuron karrige me rrota

Report TV 2018-12-03

Views 1

Sot është dita Botërore e Personave me aftësi ndryshe, dhe i dedikohet plotësisht personave që i bashkon aftësia e të parit botën ndryshe. Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi ndryshe, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie për këta persona.

Më shumë se 1 miliard njerëz në të gjithë botën janë me aftësi të kufizuara, që përbën rreth 15% të popullsisë globale. Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe ka sjellë në vëmendje këtë kategori, ku aktivitetet janë konceptuar në trajtimin e tyre si të barabartë me të gjithë njerëzit e tjerë.

Në Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale Ogerta Manstirliu, dhuroi karrige me rrota në Qendrën e Zhvilimit në Durrës. Ministrja Manastirliu u tha se do të ndërtohen qendra të reja për tu ofruar shërbime këtyre personave ndërsa tha me buxhetin e vitit 2019, do të ketë më shumë vëmendje për ta.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi ndryshe, shprehet se për t?u mundësuar personave me aftësi të kufizuara që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, shtetet duhet të marrin masa të duhura për t?u siguruar këtyre personave në mënyrë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, në transport, në informacione dhe komunikime, duke u ofruar shërbime të tjera që janë të hapura për të gjithë njerëzit.

Share This Video


Download

  
Report form