Ora News - Meta refuzoi, Kuvendi do të hedhë shortin më 7 dhjetor për KED

Ora News Lajme 2018-12-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi do të zgjedhë me short në datën 7 dhjetor anëtarët e rinj të KED. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka firmosur urdhrin, si dhe rendin e që do të ndiqet në përzgjedhjen e emrave.

Kuvendi do të hedhë në datën 7 dhjetor shortin për të zgjedhur emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas shkresës së presidentit Ilir Meta, i cili argumentonte se nuk mund të zbatonte procedurat për shkak të pengesave ligjore, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka firmosur urdhrin për zgjedhjen e emrave.

Nëntë anëtarët e zgjedhur në KED do ti hapin më pas rrugën për zgjedhjet e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, e cila aktualisht është e paralizuar pasi në detyrë janë vetëm 2 anëtarë.

Një tjetër detyrë do të jetë vlerësimi profesional i gjykatësve në Shqipëri si dhe emërimi i inspektorëve.

Sipas procedurave, së pari do të përzgjidhen kandidatët e propozuar prej Gjykatës Kushtetuese, kandidatët nga Gjykata e Lartë, nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më pas nga Apeli dhe gjykatat Administrative.

Deri më tani, nga nëntë emrat që ishin pjesë e shortit të vitit të shkuar, vetëm tre mundën ta kalonin vettingun.

Kjo situatë bëri që institucioni i zgjedhur një vit më parë të mos arrinte të zhvillonte mbledhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-refuzoi-kuvendi-do-te-hedhe-shortin-me-7-dhjetor-ked

Share This Video


Download

  
Report form